"Kush luan me zjarrin, do digjet vetë", Kina: Pavarësia e Tajvanit, shkak për luftë
Kina pretendon se forcat separatiste në Tajvan, me ndihmën edhe të aktorëve të jashtëm, po kërkojnë pavarësimin e provincës kineze. Nëse kjo ndodh, Pekini paralajmëron skenarin e përballjes ushtarake që mund të përfshijë edhe kundërshtarin e vet, Amerikën.
Pekini ka kërcënuar Amerikën dhe ishullin e Tajvanit se përpjekjet e republikës kineze për t'u pavarësuar nga Kina do i çonin vendet në luftë.
Fundjavën e kaluar, Pekini dislokoi13 avionë luftarakë dhe bombardues në Ngushticën e Tajvanit, siç pretendon, për t'ju përgjigjur ndërhyrjeve të jashtme dhe provokimeve nga forcave separatiste tajvaneze që kërkojnë ndarjen përfundimtare të ishullit nga Kina.
"Atyre që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit ne u themi, kush luan me zjarrin, do të digjet vetë, dhe pavarësimi i Tajvanit nënkupton luftë. Do marrim çdo masë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial," u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme kineze.
Kina e konsideron Tajvanin një provincë të vetën dhe këmbëngul se nuk heq dorë nga bashkimi me territorin, qoftë edhe me forcë.
Qeveria tajvaneze dhe presidentja e vendit ka thënë se nuk i nënshtrohet palës kineze dhe shteti i saj sovran do luftojë për lirinë e vet.
Ishulli qëndron në gatishmëri për shkak të tensioneve të fundit ndërsa vitin e kaluar porisiti mbi 600 milionë dollarë mjete dhe aparatura nga Amerika për të modernizuar arsenalin luftarak.
Administrata e re e presidentit, Xho Bajden, ka konfirmuar se do vazhdojë të afrohet politikisht me Tajvanin dhe qëndrimet e saj për sigurinë e rajonit mbeten akoma të kundërta me Kinën.