Hollywood-i në zi/ Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare aktorja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktorja e njohur e Hollywood Cicely Tyson.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i saj, i cili nuk ndau detaje lidhur me shkaqet e vdekjes. Tyson kishte një karrierë të pasur prej 7 dekadash. Ajo ka fituar dy Emmy për peformancën e saj në filmin e epokës së të drejtave civile në 1974.

Gjithashtu ajo u bë femra e parë me ngjyrë që mori një rol kryesor në dramën TV East Side/ West Side në vitin 1960.

Duke dekoruar Tyson me Medaljen Presidenciale të Lirisë në 2016-ën, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Barack Obamma, tha se përveç arritjeve të saj si aktore, ajo gjithashtu kishte formuar rrjedhën e historisë.

Gjatë karrierës së saj, Tyson refuzoi rolet stereotipike për gratë me ngjyrë, duke rënë dakord për të luajtur personazhe që ishin të fortë, pozitivë dhe realistë.