Bukuresht/ Përfshihet nga flakët spitali COVID, të paktën 4 persona humbën jetën

Të paktën katër pacientë në një spitali në Bukuresht të Rumanisë kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri.

Sipas mediave të huaja, në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19, u evokuan rreth 102 persona. Zjarri shpërtheu rreth orës 3 pas mesnate, në një nga ndërtesat e spitalit Matei Bals.

Katër dhoma u përfshinë nga flakët si pasojë e këtij incidenti. Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për pacientët e infektuar me COVID-19 në Bukuresht.

Pacientët e evokuar kishin simptoma mesatare të sëmundjes, ndërsa shumica prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe kishin nevojë për oksigjen.

Rreth 44 prej tyre janë dërguar nëpër spitale të tjera COVID anembanë Bukureshtit, ndërsa pacientët e mbetur u vendosën në ndërtesat që i shpëtuan flakëve në Matei Bals.