Ambasadori britanik: Zgjedhjet e 25 prillit sfiduese dhe kritike, vijon intimidimi i votuesve dhe blerja e votës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, vlerëson se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë  sfiduese dhe kritike për demokratizimin e vendit dhe integrimin europian.

Sipas tij, duhet ndryshuar humbja e besimit nga publiku tek politika.

Diplomati anglez nënvizoi se në 30 vitet e fundit Shqipëria ka parë progres por megjithatë gjatë zgjedhjeve nuk është respektuar tërsisht vullneti i zgjedhësve shqiptarë.

Fenomente negative, tha ai, janë parë gjatë zgjedhjeve dhe shqetësime si blerja e votës, presione.

Norman: Në 30 vitet e fundit demokracia shqiptare ka parë goxha progres por ka pasur edhe hapa pas. Vullneti i qytetarit shqiptar ende nuk respektohet plotësisht gjatë zgjedhjeve.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton detyrimin e institucioneve publike për të bërë të sigurt garantimin e të drejtave të qytetarëve por zbatimi i saj ka qenë jo shumë i plotë dhe konseguent. Fenomene negative janë hasur sa i përket shpërdorimit të burimeve shtetërore, kërcënimit dhe frikësimit të votuesit, blerje vote, qasje në media e partive të vogla dhe shqetësime të tjera që përfshijnë dhe blerjen e  votës.

Ende kemi mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike dhe mungesë të një mekanizimi të efektshëm për të mbukqyrur si duhet këto subjekte. Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit do të jenë sfiduese por edhe kritike për nga rëndësia, sa i takon demokracisë në vend dhe integrimit europian.

Partitë kanë mungesë besimi te njëri-tjetri. Në këto kushte është një vëzhgim i pavarur është me shumë rëndësi. Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe ndihmon Shqipërinë drejt një procesi elektoral demokratik.

Nuk kam asnjë dyshim që së bashku me partnerët tanë ne mund tia arrijmë kësaj, të sigurojmë që këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm përpara në sigurimin e demokracisë në Shqipëri.

Deklaratat ai i bëri gjatë një konference me temë  "Kostot e Demokracisë II, paratë në politikë dhe integriteti zgjedhor" të organizuar nga KRIK Albania.