Ju flet Moska - Ja pse e bëri Rama zëvendësministër të Brendshëm flautistin e Gazidedes

Ja pse e bëri Rama zëvendësministër të Brendshëm flautistin e Gazidedes ishte tema këtë të mërkurë në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Sipas jetëshkrimit të zv.ministrit të Brendshëm, është vënë nga ai vetë vetëm shkollë me një diplomë me korrespondencë për juridik. Këtë diplomë e ka marrë kur ishte në SHISH. Nuk thuhet se cili është arsimi i tij bazë, sepse është flautist. Ai nuk filloi punë në profesionin e vet, por kur erdhi PD në pushtet në SHIK, sikurse quhej atëherë. Ç'donte një flautist në SHIK?

Andi Mahilaj u emërua më ndërhyrjen e vjehrrit të kushëririt të parë të tij. Edhe kushëriri i tij u emërua edhe pse kishte profesion regjizor. Ky nuk u hoq nga puna kur iku Gazidede, sepse ishte i majtë. Në vitin 2005 shkoi me LSI-në, pastaj u afrua me PS-në, duke u bërë administrator i universitetit të Tiranës. Ky i duhej Ramës që të bënte korpusin e ri në universitet.

Ka një lidhje me këtij individi dhe Ramës, sepse Rama ia njeh shumë mirë babain. Babai i Mahilajt ka qenë sekretar partie dhe kur u bë Rama pedagog nënshkroi babai i Andit. Madje ai di një sekret të Ramës, e thotë vetë në një dokument. Në vitin 1990 Rama bën kërkesë për tu futur në PPSH, por ndodhën ato ndryshimet. Kështu që Rama, për të mos nxjerrë ndonjë dokument ky individ, e ka blerë tashmë.