Çollaku: Buxheti i “Ndragheta”-s, 20 herë më i madh se i Shqipërisë. Kush ka bërë ortakëri 20%-ash, pjesë e saj
I ftuar në "Intervistën e Mbrëmjes" në RTV Ora, gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit në vend që lidhen me përgjimet e antimafias italiane.
Sipas gazetarit të njohur, antimafia italiane është një industritë më të mira të hetimit në planet, ndërsa shtoi se, nëse del duke bërë pazare me 20%-sha me Ndragheta-n nuk mund të quhesh tjetër veçse përfaqësues ose pjesë e saj.
Basir Çollaku: Kush janë njerëzit që po e mundësojnë këtë pastrim parash? Edhe në përgjimet e dala deri tani, me gjithë censurën e madhe dhe përpjekjen për të mos dale gjë, kemi një kryetar bashkie, që është kryetari i bashkisë së Tiranës, kemi kryeministrin, kemi ministra, kemi edhe zyrtarë të tjerë, jo të paktë. Të cilët, kanë hapur rrugë, i kanë dhënë mundësinë këtyre ortakëve, pasi nuk mund ti quajmë ndryshe ata njerëz me të cilët këta kanë bërë një marrëveshje për të marrë 20% të parave. Dhe nëse ke kontratë, ortakëri me një nga organizatat kriminale në planet, me buxhet 60 miliardë euro në vit, 20 herë më tepër se Shqipëria si buxhet shtetëror, nuk mund të quhesh ndryshe se përfaqësues i kësaj organizate, ose pjesë e kësaj organizate. Është e pamundur të kesh emër tjetër.
Edhe në raportin e vitit të shkuar, kemi qënë në këtë studio, që janë pastruar 2 miliardë euro në ndërtime në Tiranë, ka një gjë konkrete që tani zyrtarizohet. Nga kush? Nga antimafia italiane që është një nga industritë e hetimit më të mira në planet. Ata ti "hedhin çelësat në det" nëse merren me një çështje të caktuar".
Më pas, Çollaku foli edhe për kryeministrin Edi Rama duke e quajtur person që i shet bashkëpunëtorët e tij. Ndërsa shtoi se, nuk mund të ndërtohet në Tiranë dhe kreu i qeverisë të mos dijë gjë.
"Ndoshta ngaqë kryeministri dhe sëra e tij janë drejt një fundi politik dhe pushtetmbajtjes, është nguti për të shpëtuar veten sesa për të lëshuar të tjerët. Zakoni i kryeministrit për ti shitur bashkëpunëtorët kur i dalin skandale është me një histori të pasur statistikore"...
Basir Çollaku:
Lexo edhe:
Përgjimet/ Deputetja e PS-së: Drejtësia të bëjë punën e vet si brenda dhe jashtë vendit