Ndërhyni sa nuk është vonë! Shtylla e tensionit të lartë që rrezikon jetën e fëmijëve të "Jeronim De Rada"

Një shtyllë e tensionit të lartë fare pranë shkollës “Jeronim De Rada” është dëmtuar dhe nga moment në moment mund të këputet duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve që ndjekin këtë shkollë.

Shtylla është pikërisht afër hyrjes së shkollës.

Shtylla është këputur në fund dhe duhet ndërhyrja e OSSHE-së.

Ora News sjell pamjet me qëllim sensibilizimin e institucioneve para se të jetë vonë.