Kthjellime dhe reshje, parashikimi i motit për këtë të hënë

I gjithë territori i vendit në pjesë e parë të ditës do të karakterizohet nga kthjellime të pakta dhe vranësira që pritet të rigjenerojnë në reshje.

Në pjesën e dytë të ditës do të kemi përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat -4 deri në 11 gradë celsius, raporton meteoalb.

Era do të fryjë mesatarë në tokë dhe në det, teksa do krijojë dallgëzim 6 ballë.