Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset 37-vjeçari nga Cërriku

Nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore në vend.

Pas atij me katër të plagosur në Rrogozhinë, i rradhës regjistrohet në Elbasan.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi, dy mjete, tip Benz dhe Range Rover, janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh.

Sipas policisë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 37-vjeçar nga Cërriku, drejteus i Benzit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip "Land Rover", me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.