Ambulanca me të sëmurin përplaset me Benzin, 4 të plagosur në Rrogozhinë. Dy rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë teksa një autoambulancë e Spitalit Rajonal të Fierit, me targa AA 054 KV, është përplasur me një mjet tip “Mercedes Benz” me targa AA 882 YU, i cili po udhëtonte drejt Tiranës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit" kur ambulanca po kthehej nga Tirana dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, dy në gjendje të rëndë.

Siç raporton gazetari i Ora News, të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancëls, një infermier, i sëmuri që po transportohet, ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Durrësit drejtuesi i Benzit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Mungesa e ndriçimit në këtë rrethrrotullimin, reshjet e dendura të shiut she shpejtësia e madhe me të cilën levizte mjeti tip Benz dyshohet të jenë shkaqet e aksidentit.

Në këtë rrethrrotullim, për shkak të mungesës së ndriçimit, ka pasur aksidente të shpeshta, dhe me humbje jete.

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.