Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, ja si do të lëvizin tragetet drejt Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2021, 21:39
Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanpë bllokuar transportin e trageteve të linjës Durrës-Bari.
Burime për Ora News nga Autoriteti Portual bëjnë me dije se, të dy tragetet që shkojnë drejt Barit, GNV Allegara dhe FB Bari, do të nisen mëngjesin e nesërm në ora 06:00, ndërsa trageti I linjës Durrës-Ancona, “Al Claudia”, ora 17:30.
Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe tragetet e linjës Bari-Durrës.