Dy persona të maskuar dhunojnë barbarisht një të moshuar në Kavajë
“Vetëm më kanë goditur me grushta. Mi kanë mbyllur sytë dhe më kanë goditur.”
Kjo është dëshmia nga spitali i Durrësit e 70 vjeçarit Xhaferr Dervishi për dhunën që pësoi bashkë me bashkëshorten nga dy persona që iu futën në banesë për ta grabitur.
Ngjarja u shënua pasditen e së premtes në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.
Ai tregon se autorëve u hapën derën me idenë se ishin fqinjët, por menjëherë kanë rënë pre e dhunës brutale.
Grabitësit tregon 70 vjeçari u kanë lidhur sytë dhe i kanë dhunuar me grushte e sende të forta duke u kërkuar para për gati një orë.
Me gjurmët e dhunës ende të freskëta, 70 vjeçari kërkon drejtësi.
“Nuk e di se çfarëkanë bërë nga shtëpia, se nuk kam folur fare me plakën. S’e di se si kam ardhur dhe se kush ka lajmëruar.”
Me gjurmët e dhunës ende të freskëta, 70 vjeçari kërkon drejtësi.
“Të gjenden dhe të dalin para drejtësisë. Nuk e di se kush janë.”
Çifti Dervishi jetojnë të vetëm në banesë, ndërsa kanë katër fëmijë emigrantë.
Dyshimet janë se autorët i dinin këto fakte ndaj edhe kanë shkuar t’i grabisin, por kur nuk arritën të marrin atë që prisnin i kanë dhunuar në mënyrë barbare.