Fundjava dhe e hëna me shi, të martën del dielli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2021, 12:48
Reshjet e shiut do të vazhdojnë të na shoqërojnë gjatë kësaj fundjave në pjesën më të madhe të vendit tonë.
Sipas meteorologut Hakil Osmani ditën e diele në mbrëmje në zonat veriore dhe jugore e deri ditën e hënë në mesditë do të vazhdojnë reshjet e dendura të shiut.
Gjatë javës së ardhshme ditën e martë do të kemi një përmirësim të motit në territorin shqiptar.