Reshjet e shiut shkaktojnë rënie inertesh në aksin Bajram Curr- Valbonë

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit janë bërë shkak për problematika të ndryshme sidomos në pjesën veriore të vendit tonë.

Si rezultat i reshjeve në aksin Bajram Curr- Valbonë ka patur rënie inertesh.  Ndërkohë akset e tjera rrugore janë të kalueshme normalisht nga automjetet.