Itali: Dy shqiptarë arrestohen me 14 kg kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2021, 11:40
Dy shtetas shqiptarë, me banim në Rimini e Pesaro, Itali janë arrestuar pasi i janë sekuestruar 14 kilogram kokainë.
Droga trafikohej nga Kolumbia në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Francë dhe për trafikimin e saj përdoreshin mjete të posaçme të modifikuara për fshehjen e drogës, informon Ora News.
Arrestimet lidhen me hetimet e operacionit të një viti më parë, në 2020 i cili shkatërroi një grup trafikantësh me bazë në Grimbergen.
Operacionet janë kryer nga Antimafia e Bolonjës dhe Ankonës.