Italia nis hetimet për vrasje të biznesmenit Pecorelli, merret në pyetje partnerja shqiptare

Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e biznesmenit Italian, Davide Pecorelli dhe ka marrë në pyetje partneren shqiptare të Davide-s, informon Ora News.

Biznesmeni italian ka humbur gjurmët në Shqipëri në datën 7 janar, ndërsa makina e tij u gjet e djegur plotësisht në zonën e Pukës.

Në makinën e djegur të 45 vjeçarit u gjet një orë e djegur dhe dy kocka, por nuk u gjet trupi i dekompozuar.

Policia e Perugia-s ka nisur hetimer për veprën penale të "vrasjes" si dhe ka ushtruar kontroll në banesën e biznesmenit Davide në San Giustino, raporton gazetarja e Ora News, Alba Kepi.

LEXO EDHE: Asnjë lajm prej 10 ditësh, ende enigmë fati i biznesmenit italian i zhdukur në Shqipëri