Aksident në Vlorë-Orikum, 51-vjeçari përfundon në spital

Nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore. I rradhës është regjistruar rreth një orë më parë në Radhimë, në aksin Vlorë-Orikum.

Sipas asaj që njofton policia, në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Informacion paraprak

Rreth ores 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë,  mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip "Mitsubishi" me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.