Përfshirje si palë e tretë në padinë e Metës, Aleanca për Teatrin depoziton kërkesën në Kushtetuese

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga kauza e saj.
Së fundmi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të përfshirë si palë të tretë, në padinë që Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ngritur përsa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, anëtarët e Aleancës propozuan ngritjen e gjithë procesit për teatrin e ri, derisa të plotësohen të gjithë vendet vakante në gjykatë.

“Ne si aleancë kemi sjellë një kërkesë për të marrë pjesë në këto dy çështje. Së dyti kemi kërkuar që të pezullohen efektet ligjore të dy akteve, njëra e nxjerrë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe njëri Këshilli i Ministrave. Ne i kemi kërkuar që të pezullohet si shqyrtim, deri sa kuorumi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i plotë, pra të jenë në masën prej 9 gjyqtarësh", ka thënë Adriana Kalaja.