Aksident me 4 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin, kush është mjekja në gjendje të rëndë
Katër persona mbetën të plagosur në një aksident të frikshëm në aksin Elbasan-Peqin.
Dy makina u përplasën pranë fshatit Pajovë, një prej pikave të aksit të njohur si “Kthesa Vdekje” përgjatë aksit kombëtar.
Siç tregojnë pamjet goditja ka qene e fortë dhe dy mjetet përfunduan jashtë rruge.
6 persona të cilët janë transportuar në kirurgjinë e spitalit të Elbasanit, dy nga të cilët me lëndime të lehta.
Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është një grua me profesion mjeke, Valbona Tole.
Lagështira në rrugë, shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar janë bërë shkak i aksidentit të rëndë.
Rruga Elbasan-Peqin, është një prej akseve më problematike në qark, ku aksidentet kanë qenë të vazhdueshme.
Në shtator 2019, në të njejtën pikë të rrugës u shënua një aksident me tre viktima.
Janari ka shkaktuar një bilanc tragjik në rrugët e vendit.
14 persona kanë humbur jetën dhe disa dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur në tre javë.
Shkelja e rregullave të qarkullimit, dhe problematikat në rrugë janë dy
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip " Toyota", me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.