Këshilli Bashkiak i Skraparit i jep titullin "Qytetar Nderi" Spartak Brahos

Nga dita e sotme ish-deputeti Spartak Braho do të jetë "Qytetar Nderi" i Skraparit.

Këshilli Bashkiak Skrapar ka miratuar në një mbledhje në orës 12:00 të kësaj të premte 22.01.2021 propozimin për dhënien e këtij titullit për Brahon.

Këshilli e miratoi këtë propozim në mënyrë unanime.

Po ashtu, në vota unanime, sot u miratua edhe propozimi për dhënien e titullit "Qytetar Nderi", edhe profesorin e nderuar Xhaferr Ibro.

Ky titull i jepet Ibros pas vdekjes, si një ndër kontribuuesit e rrallë në arsimimin e sa e sa brezave.