Fenomeni "Tirja", shtohen kallëzimet në prokurori për personelin mjekësor
Rasti i fundit i ndodhur disa ditë më parë me pacienten e shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" dhënia e ryshfetit në këmbim të trajtimit dhe kujdesit shëndetësor trazoi shumë njerëz dhe ndërgjegjësoi shumë të tjerë që ti drejtohen organeve përgjegjëse.
Shumë persona janë paraqitur ditët e fundit në prokurori dhe polici për të bërë kallëzime për humbjen e të afërmve të tyre të shtruar në spitalet Covid nisur nga rasti i fundit.
Janë disa prokurorë që po merren me këto raste dhe deri tani janë rreth 10 kallëzime nga qytetarët që pretendojnë se të afërmit e tyre kanë qenë të shtruar në spitalet Covid 1 dhe Covid 2 dhe nuk ju është ofruar shërbimi duhur. Këto raste duhen verifikuar me prova dhe prokuroria duhet të sekuestrojë kartelat mjekësore ose kamerat për verifikim.
Gazetarja Keti Banushi raporton për "RTV Ora"se raste të ngjashme denoncimi ka edhe për humbjen e sendeve aparate tensioni ,apo aparate të tjera në këtë rast akuzojnë