Kërcënohet me jetë prokurori Bajram Breçani
Prokurori i Tiranës Bajram Breçani ka kryer një kallëzim në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, teksa pretendon se është kërcënuar nga bashkëshortja e Arben Bilalit, i vrarë në zonën e Selitës në Tiranë, më 30 janar 2019.
Prokuroria Breçani është kërcënuar ditën e djeshme në një lokal në kryeqytet, teksa dëshmon se ishte ulur për të pirë kafe kur ka ardhur shtetasja M. Bilali e cila e ka kërcënuar me fjalë.
Kjo është e disata herë që prokurori kërcënohet me jetë, pasi edhe në seancën gjyqësore të mbajtur për vrasjen e ish-policit Arben Bilali u kërcënua nga bashkëshortja e këtij të fundit.
Janë shënuar të paktën tre kërcënime, por ky është denoncimi i parë në që prokurori Breçani bën në polici.
Për vrasjen e Bilalit u arrestua si autor i dyshuar Gjergj Cukali, i cili u lirua më pas për mungesë provash.
Breçani krahas kallëzimit ka njoftuar dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliun, drejtorin e Policisë Vendore të Tiranës Rebani Jaupaj dhe SHÇBA-në.