“Na riktheni në auditore”, studentët dy orë në takim me Rakacollin: Jo shkollë online!

Komiteti i ekspertëve për parandalimin e pandemisë do të rishikojë vendimin për shkollat e larta.

Për këtë qëllim studentët dorëzuan një peticion me 8 mijë firma ku kërkojnë së paku kthimin në auditore të fakulteteve që kanë domosdoshmëri praktikën

Megjithëse një ditë më parë, komiteti teknik i ekspertëve vendosi që mësimi për studentët të vijoj online për një kohë të pacaktuar.

Peticioni me rreth 8000 firma për rikthimin në auditore, ka bërë që komiteti  të  marr edhe një herë në shqyrtim çështjen.

"Nëse duan të bashkëpunojnë me ne, të zhvillohet mësimi siç duhet, komiteti të mblidhet sa më shpejt.Shumica janë universitete që kërkojnë praktika dhe që kanë vështirësi me mësimin online. Por edhe universitetet teorike, për studentët që sapo kanë ardhur duhet të njihen me jetën universitare."

Kërkesën studentët ia dorëzuan kryetares së komiteti teknik të ekspertëve Mira Rakacolli, takimi me të cilën zgjati rreth 2 orë.

Edhe pse prej aty dolën optimistë paralajmëron protestë nëse nuk gjejnë mbështetje.

"Te portali Studentët Denoncojmë me komunikimin me ta shikojmë që studentët janë të revoltuar. Presim me shpresë që do të kemi një përgjigje nga Komiteti brenda javës. Nuk kemi planifikuar takim me ministren Kushi, sepse është Komiteti Teknik  që merr vendimin për rikthimin në universitete.”

Me mendimin e studentëve bashkohet edhe rektorati i  Universiteti i Gjirokastrës, i cili ka kërkuar hapjen e auditorëve 2 javë para sezonit të parë të provimeve.

Të hënën studentët dorëzuan një peticion në kryeministri, te ministria e shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.

https://youtu.be/OoncivCd-kY