Kapshtica mbyllet deri më 8 shkurt, lëvizja tokësore vetëm nga Kakavija
Pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 Shkurt.
Autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë vendimin për rinisjen e lëvizjes normale, në kuadër të masave të qeverisë helene për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Hyrja në territorin e Shqipërisë nga kjo pikë kufitare është e lejuar për këmbësorët dhe kamionët e mallrave nga ora 06:00 të mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
Autobusët, taksitë dhe mjetet e tjera të pasagjerëve nuk u lejohet hyrja në Shqipëri.
Mbyllja e Kapshticës e ka devijuar lëvizjes transit përmes Maqedonisë së Veriut, ku pika kufitare e Qafë Thanës vijon të shënojë fluks.
Në rrugë tokësore mes Shqipërisë e Greqisë kalohet vetëm përmes pikës kufitare të Kakavijës, ku në ditë kalojnë 750 persona.
Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me rezultatin e testit negativ me metodën PCR, ndërsa në kufi i nënshtrohen një testi të shpejtë.
Fluturimet mes Shqipërisë e Greqisë, kryhen vetëm përmes aeroportit ndërkombëtar të Athinës.
E kufizuar mbetet lëvizja nga deti e ajri edhe me Italinë, ndërsa drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës e Malit të Zi, mund të udhëtohet pa kufizime.
Shqipëria nga ana tjetër veç matjes së temperaturës, nuk zbaton masa kufizuese të hyrjes në kufi.