Moska reagon ndaj shpalljes "non grata" për diplomatin: Nuk do të mbetet pa përgjigje!

Moska paralajmëron përgjigje ndaj vendimit të Shqipërisë për shpalljen "non grata" të një diplomati rus.

Ky është një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare është shprehur zv. Minsitri i jashtëm Rus, Alexandër Grushko.

"Dëbimi i diplomatit rus ëhstë një hap jo cilësor dhe nuk do të mbetet pa përgjigje" - është shprehur Grushko për mediat ruse.

Diplomati Alexey Krivoshev është shpallur "non grata" pasi ka shkelur masat anti-Covid bëri me dije ministria jonë e Jashtme.

Tashmë, diplomatit do i duhet që me detyrim të largohet në më pak se 72 orë.

Lexo edhe: Shkeli masat anti-Covid/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus: Të largohet brenda 72 orësh!