Presidenti Meta publikon grafikun e Eurostat: Shqipëria e para për numrin e azilantëve ekonomikë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një grafi të Eurostat ku tregohet se Shqipëria është e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë.

Sipas Metës, një shqiptar sot ndihet më i pashpresë së sa një sirian, iraken apo afgan, ndërkohë që shton se është koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët.

“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT”, shkruan Meta.