Reshjet e dendura të shiut nisin të shtunën në mbrëmje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 09:27
Reshjet e shiut do të vazhdojnë të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj fundjave në pjesën më të madhe të vendit tonë sidomos në zonat veriore dhe perëndimore ku do të ketë reshje me intensitet më të lartë.
Mëngjesin e sotëm meteorologu Hakil Osmani, për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka treguar se pritet që ketë densitet të reshjeve të shiut mbrëmjen e së shtunës.
"Mbrëmja e ditës së nesërme do të sjellë shtim të reshjeve të shiut në zonat më të mëdha të territorit me intensitet mesatar. Në skajin verior dhe jugor reshjet e shiut do të jete me intensitet më lartë"
Osmani tha se gjatë fundjavës do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave.