Derbi kryeqytetas, Çinari i dhuron fitoren Partizanit

Është mbyllur me fitoren e të kuqve derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana në Elbasan Arena.

Ndeshja është finalizuar me rezultatin 1-0, me një gol në minutën ’83 të futbollistit të Partizanit Erald Çinari.

Shkodrani ka kaluar të kuqtë në avantazh, një rezultat që nuk u korrigjua nga bardh e blutë ë Tiranës.

Ndeshja ka qenë mjaft e fortë me shumë raste dhe mundësi, por fatkeqësisht për shkak të masave anticovid pa entuziasmin e tifozëve.