Buzëqesh Milan/ Rebiç e Kruniç negativë në tamponë, Theo ishte "pozitiv fals"

Atalantan në kampionat dhe rreth një javë nga çerekfinalja e Kupës së Italisë ndaj Interit.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi kuqezi njofton se tre futbollistë kanë lënë pas problemet me Covid-19 dhe janë të gatshëm ti bashkohen pjesës tjetër të skuadrës, raporton Ora News.

Njoftimi i Milan:

AC Milan komunikon se Ante Rebiç dhe Rade Kruniç kanë rezultuar negativë në tamponët molekularë të kryer mëngjesin e sotëm dhe kanë zhvilluar në klinikë të gjitha analizat që parashikon protokolli për rinisjen e aktivitetit futbollistik.

Ndërkohë, kontrollet e tjera kanë treguar se Theo Hernandez ishte një “pozitiv fals”.

Është plotësuar dokumentacioni pranë autoriteteve shëndetësore dhe futbollisti mund të rinisë rregullisht stërvitjen.

Ndeshja e rradhës për Milan është përballë Atalantas në "San Siro", të shtunën ora 18:00.

/a.r,OraNews