Aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në Allias, merret vendimi për shoferin

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Alban Guri, shoferin që përplasi për vdekje me makinë 10 vjeçaren Ambra Petali.

Ngjarja ndodhi të dielë e 17 janarit, në rrugën "Ramë Sadria" në Tiranë  ndërsa e mitura ishte goditur sapo doli nga banesa e saj.

Guri ka heshtur para Gjykatës, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë duke pretenduar se autori kërkon të normalizoj edhe mardhëniet me familjen e vajzës që humbi jetën .

Por kjo nuk ishte hera e parë që Guri procedohet. Sipas prokurorisë  ai rezulton të jetë i dënuar më parë për drejtim makine në mënyrë të parregull.

Në deklarimet e dhëna në momentin e parë pasi është arrestuar Guri  ka pohuar se nuk e kishte kuptuar që kishte kryer aksident. Ai u ka deklaruar hetuesve  se mbante mend që  kishte  goditur  diçka me pasqyrë,  po nuk kishte ndaluar  dhe ishte  larguar

10 vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.

Shoferi Alban Guri, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se shpejtësia dhe mosrespektimi i sinjalistikës ka sjellë aksidentin.

Autori rezulton se ka konsumuar alkol por sasia e konsumuar nuk ka qënë e madhe.

Ndërkohë që javën e fundit ka patur disa aksidente ne kryeqytet dhe ne rrethe të cilat fatkeqësisht kanë shënuar edhe viktima. 

Shkak ka qënë mosrespektimi i sanjalistikes dhe shkeja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Tiranë: Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 10 vjeçaren, drejtonte mjetin i dehur