Trualli për spitalin e Fierit, miratohet akti normativ për shpronësimin e tokës

Trualli për ndërtimin e spitalit të Fierit ka qenë kryetema e ditëve të fundit, ndërkohë që mësohet se është miratuar akti normativ për shpronësimin e pronës private të banorëve.

Fill pas kësaj procedure, parashikohet leja e menjëhershme për përdorimin e truallit për nisjen e punimeve, ndërkohë që ky akt ka hyrë menjëherë në fuqi.

Kantieri u ngrit këtë të martë, 13 ditë pas angazhimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan për të ndërtuar spitalin e ri që pritet të kushtojë deri në 70 milion euro.

Më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin Edi Rama u dakordësuan të japin token.

Lexo edhe: Ndërtimi i spitalit të Fierit, mbërrijnë makineritë e para

Trualli për spitalin e Fierit, miratohet akti normativ për shpronësimin e tokës by Ora News Lajme on Scribd