Pogradec vidhet një dyqan autorët marrin xhiron ditore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2021, 09:49
Një dyqan këpucësh është vjedhur gjatë natës së djeshme në lagjen nr 2, në rrugën "Rinia"në Pogradec.
Vjedhja është pikasur nga pronarët e dyqanit mëngjesin e sotëm dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Burime për "Ora News" bëjnë me dije se autorët kanë marrë një shumë parash pasi shitëset e dyqanit e linin xhiron ditore në dyqan.
Policia ka sekuestruar kamerat e zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.