Acari dhe ngrica përfshin Shqipërinë, pezullohet mësimi në një shkollë në Mirditë
Shkolla shkolla, Ndrec Ndue Gjoka, në Fan të Miditës të pezulloi procesin mësimor me prezencën e nxënësve në klasë dhe vendosi ta kalojë atë online.
Tubi i cili furnizon godinën me ujë, është ngrirë nga i ftohti pasi ndodhet në sipërfaqe.
Sistemi ngrohës në shkollë, i instaluar vetëm një vit më parë, por edhe tualetet kanë dalë jashtë funksionit, e në këto kushte mësimi bëhet i pamundur.
Drejtori i shkollës Frrok Vokrri thotë se problematika i është prezantuar Bashkisë Mirditë, ndërsa në kushtet e mungesës së mavase, proçesi mësimor do të rinisë pas rritjes së temperaturave.
"Arsyeja është furnizmi me ujë pasi tubi ndodhet në sipërfaqe, është në largësi rreth 300 metra dhe në rrethanat që u krijuan pas temperaturave shumë të ulëta që kanë shkuar deri në -12 gradë , tubi ka ngrirë dhe ka krijuar një situatë të vështirë edhe për furnizimin e kaldajës," tha ai.
"Janë të gjitha shkresat në Bashki, mund të shkoni dhe t'i shihni."
Në shkollen e mesme të Fanit mësojnë 220 nxënës të 13 fshatrave të kësaj të kësaj zone, ndërsa mësimi online sjell sfida të mëdha për ta pasi për shkak të zonës së thellë malore, aksesi në internet për shumë është i pamundur.