Shapo: Me 60 vaksinime në ditë, Shqipërisë i duhen 23 vjet për 500 mijë. Kush garanton vaksinën nëse humbet Rama në 25 prill?
Me 94 vota pro, parlamenti miratoi të hënën marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, përmes së cilës qeveria ka siguruar 500 mijë doza për vaksinën kundër koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama publikoi 3 skenarë, ku më ambiciozi është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve të ardhshëm.
Laidon Shapo, ekspert i Shëndetit Publik në një lidhje me skype nga Anglia për "Tempora" në Rtv Ora teksa tregon si po ecën ky proces në Mbretërinë e Bashkuar thotë se në Shqipëri ka mungesë të theksuar transparence.
Sipas tij nëse procedohet me 60 vaksinime në ditë, do të duhen 23 vjet që të kryhen 500 mijë vaksinime.
Nga ana tjetër ai ngre pyetjen se kush siguron që 500 mijëshi i premtuar i vaksinave do të vijë dhe kush e garanton sjelljen e vaksinës në rast se Rama humbet zgjedhjet e 25 prillit?
Shapo: Joe Biden ka premtuar se në 100 ditëshin e tij të parë do të bëjë 100 milion vaksinime, 1 milion vaksinime në ditë.Kjo është tentativë jo aq e mundshme por do të arrihet në masën e saj më të madhe sepse janë vend që kanë prodhuar dy vaksina madhore, prej të cilave Anglia është vënë në listë dhe ka porositur 17 milion të Modernës dhe 40 milion nga Pfizer ndërkohë që ka 100 milionëshin e brendshëm të AstraZeneca's. Nga ky grup shtetesh me potencial gjigand të fortë vijmë në shtete të tjera që janë shtete madhorë por kanë vështirësi në sigurimin e vaksinës, fut Francën, Gjermaninë, Spanjën etj. Problemi i vaksinës është ky me të cilën Mbretëria e Bashkuar u përball që në fillim, sa vaksina kemi dhe si do të ecim me vaksinimin. U përdor aq shumë kalkulimi i fazës së tretë saqë u hodh ideja dy doza vaksinë nga Pfizer me tre javë distancë do të na krijojnë problemin për të vaksinuar 25% e popullatës dhe grupeve risk.
Janë krijuar probleme nga grupe të caktuara etiko-mjekësore të cilët thonë ky një dozë vaksinim duhet të ndalë ose të rishikohet politika sepse distanca mes dozës së parë dhe dozës së dytë nëse është mbi 6 javë do të krijojë probleme. Por ky problem nga ana politike zgjidhet, sepse vaksinimet e përditshme janë mbi 250 mijë në ditë, pretendohet të kapet 14-15 milionëshi në mes të shkurtit dhe vaksina ekziston. Po të bëjmë një paralele me atë që po ndodh në Shqipëri është mungesa e theksuar e transparencës. Kjo bën që të vijnë 975 doza që pretendohet se kanë ardhur me temperaturën normale -18 Gradë Celcius dhe të stampuara nga Pfizer.
A mjafton kaq? Absolutisht që jo. Kushdo me dy pare mend në kokë do të mendohet disa herë për të vajtur dhe bërë këtë dozë vaksine. Së dyti, thuhet që do të sfidojmë vendet e tjera dhe do të ndjekim dy doza vaksine. Mrekulli, ndiqni variantin anglez, ama sa vaksina në ditë duhen bërë? Në rast se ecim me 60 vaksina në ditë do 23 vjet që me këto ritme të kryhet 500 mijëshja. Unë do të sqaroja cila është politika e vaksinimit janar-mars, janar-qershor, deri në dhjetor, ose me tremujore, ose me gjashtë mujore. Bino tha presim të kapim një 600-ëshe në Tiranë, unë do të doja 1000 në ditë që të kishim mundësi të vaksinonim brenda dhjetorit 90 mijë vaksinimi me dy doza ose 180 mijë. Kjo do të nënkuptonte 10% të popullatës dhe nëse do të ishte i asaj popullate që duam ne risk mbi baza të caktuara, jo duke futur policinë dhe mësuesit. Sa risk kanë këta me 80+? Kush do të sigurojë që 500 mijëshi i premtuar do të arrijë aty dhe kush garanton sjelljen e vaksinës në rast se Rama humbet zgjedhjet e 25 prillit?