Virologu: Vaksina mund të futet edhe nga privati, kush mban përgjegjësi nëse ka efekte anësore serioze?

Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, virologu Arban Domi u shpreh se miratimi i hyrjes së vaksinën në vendin tonë nga Kuvendi, u bë nga persona jo kompetentë.

Domi shtoi se një element i rëndësishëm që duhet të parashikohet në kontratë është se kush do të marrë përgjegjësi nëse vaksina ka efekte anësore serioze.

Domi: Parlamenti autorizoi hyrjen e vaksinën. Me gjithë respektin që kam për ta, asnjëri prej tyre nuk është kompetent dhe ka njohuri për të futur një medikament në territorin shqiptar. Këtë gjë duhet ta bënte Agjencia e Licencimit të Barnave.

Disa ditë më parë u bë një tjetër akt normativ, ku qeveria vuri taksë zero për hyrjen e kësaj vaksine dhe duke lënë jashtë këtë Agjenci, leximi im është se shumë shpejt vaksina do të futet nga privati.

Një element i rëndësishëm që duhet të parashikohet në kontratë është se kush do të marrë përgjegjësi nëse vaksina ka efekte anësore serioze. Prandaj në kontratë duhet të përcaktohet se kush mban përgjegjësi financiare në raste të tilla.

Pfizer nuk e ka bërë një gjë të tillë në asnjë vend, sepse kjo është një vaksinë e aprovuar në emergjencë. Prodhuesi vë kush që kush merr vaksinën, shtet duhet të marrin përsipër efektet anësore që mund të ketë vaksina.