Soreca takim virtual me Celibashin, thirrje shqiptarëve: Rinovoni dokumentet biometrike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i bën thirrje urgjente votuesve të rinovojnë dokumentat biometrike, ndërsa Shqipëria ndodhet në vit zgjedhor.

Për Luigi Soreca kjo çështje përbën një sfidë të madhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas një takimi online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, përfaqësuesi diplomatik i Bruklesit vlerësoi bashkëpunimin me këtë institucion dhe shtoi se po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit.

"Diskutim i mirë online me Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi, falë OSCE Presence in Albania. Puna ështe duke vazhduar mirë në zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por ende rinovimi i shumë dokumenteve identifikuese biometrike është sfidë e madhe. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i rinovojnë urgjentisht përpara ditës së zgjedhjeve," shkroi Luigi Soreca në Facebook.