Prifti: Në takimet tona ka pasur telefonata mes ministrash dhe oligarkësh si e si të na mundonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2021, 22:14
I ftuar në PolitiKon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Rezart Prifti u shpreh se qytetarët nuk të paragjykojnë kot.
Prifti: Ne kemi pasur qytetarët që na mirëprisnin. Nuk të paragjykon njeri kot mendoj. Unë mbajta një numër të madh njerëzish duke mos i bërë publik. Spiunët futeshin duke u mundur të na zbulonin se kush ishim se ata 20 dukeshim.
Shqiptarët nuk gjykojnë kot. Unë doja të bëja një bashkim të shumë vektorëve. Unë vetë nga orientimi jam i djathtë. Duke qenë se jemi kundër një makinerie të madhe. Ka pasur telefonata mes ministrash dhe oligarkësh si e si të na mundonin. Unë jam tërhequr nga ky bashkim se kërkoj diçka të re.