Këlliçi: Mjaft-i ka bërë një luftë mjaft brenda PS-së dhe për të shkatërruar këtë parti nga brenda

I ftuar në PolitiKon nga Alfred Lela në RTV Ora, Belind Këlliçi, kryetar i FRPD-së u shpreh se Mjaft-i nuk ka pasur një lëvizje shumë të madhe, vetëm se ka bërë një luftë mjaft eficente brenda PS-së dhe për të shkatërruar këtë parti nga brenda.

Këlliçi: Mjaft-i nuk ka pasur një lëvizje shumë të madhe, vetëm se ka bërë një luftë mjaft eficente brenda PS-së dhe për të shkatërruar këtë parti nga brenda. Kur kanë garuar kanë marrë më pak se 1%. Ishte një kauzë e rreme, ishte një farsë.

Ndërkohë, nuk ka kauzë më të madhe se sa ajo e Teatrit. Tiranës sot po i hiqet edhe një monument tjetër kulture si ish-radio Tirana. E vetmja masmedia që ka folur shqip në vitet '30, kur shumica e popullsisë nuk fliste shqip.

https://youtu.be/srFCGY1Hpz4