Deklaratat e Ramës në Kuvend për BE, Basha: "Tirja" fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në histori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Kuvend, i cili fajësoi sërish BE-në se e la vetëm rajonin e Ballkanin Perëndimor në sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Sipas Bashës, Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

Basha: Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.

Po çfarë deklaroi Rama në Kuvend në lidhje me BE?

Rama: E keni ndjekur deklarimin e  fundit të OBSH që ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën e mundshme morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë së aksesit në vaksinim.Për fat të keq në konceptimin e planifikimit të marrjes së aksesit në vaksinim përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetevetes, e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale .Kjo ka bërë që sot, përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka filuar.

Marrëveshja me Pfizer, Rama: Është një vaksinë e shtrenjtë, ndaj porositëm fillimisht 500 mijë doza