Tenderat problematikë në Elbasan, 13 flamuj të kuq për tenderat për pastrimin e qytetit
Bashkia e Elbasanit ka dhënë një tjetër tender pa garë, këtë radhë për pastrimin e qytetit. Përmes negociimit procedura është fituar sërish nga e njëjta kompani, teksa Open Data pjesën më dërmuese të tyre e ka renditur me flamuj të kuq.
Bashkia e Elbasanit, e drejtuar nga Gledian Llatja nuk bën përjashtim nga institucionet që zhvillojnë tendera pa garë.
Madje rezulton se për të njëjtën procedurë prokurimi, që ka të bëjë më pastrimin e qytetit, fitues rezulton se fitues për vite me radhë është e njëjta kompani.
Këtë vit tenderi është zhvilluar me negociimi me një fond prej 6.3 milionë lekë.
Pjesëmarrëse rezulton të ketë qenë vetëm kompania Victoria Invest shpk që automatikisht është shpallur dhe fituese.
Sipas të dhënave në Open Data, ky subjekt rezulton fitues i kontratave që nga viti 2015 duke arritur të nënshkruajë 16 të tilla.
Por përveç kësaj, në shumicën e rasteve rezulton të ketë qenë i vetmi në garë dhe procedura të jetë po e njëjta, përmes negociimit, pa shpallje paraprake të njoftimit.
Vlera e prokurimeve të zhvilluara arrin në 220.6 milionë lekë dhe 13 prej tyre Open Data i ka shoqëruar me flamurin e kuq.
Ky simbol i shoqëruar me procedurat tenderuese tregon një shqetësim apo ekspozim për sjellje të paligjshme ose joetike.
Për rastet në fjalë, ky simbol është shoqëruar me argumentin se ka pasur mungesë gare dhe negociim të drejtpërdrejt për vlera që kalojnë 5 milionë lekë.
Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Victoria Invest shpk është themeluar në vitin 2003 dhe është nën administrimin e Ervis Toskës dhe Fatmir Kuçit.