Covid-19 në bluzat e bardha, Islami: Kurimi i 100 mjekëve nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit

Prej ditësh mjeku i njohur Arjan Harxhi është në luftë me Covid-19, ku pas përkeqësimit familja e dërgoi me shpenzimet e saj për kurim në Turqi.

Sakaq për këtë çështje ka reaguar edhe ish-deputeti Kastriot Islami, i cili për Ora Neës tha se shteti shqiptar nuk është aq i varfër sa mos të mbulojë shpenzimet për kurimin e mjekëve.

Islami: Shteti ynë pavarësisht se është një shtet i varfër, nuk është aq i varfër sa të mos ketë mundësi për këta njerëz që janë në radhën e parë të kësaj beteje. Kjo është një luftë siç e kanë cilësuar disa vende, si luftë shumë të ashpër. Qeveria nuk është në atë gjendje që të mos gjejë burime financiare. Nuk dua të spekuloj duke qenë se është një rast konkret, por me të gjitha çështjet korruptive që janë ngritur, sikur një thërrime të merret nga PPP dhe koncesionet, apo qoftë edhe nga investimet e ndershme dhe të pastra të një rruge, e të mbroheshin mjekët e talentuar, nuk është asgjë.

Për më tepër që shteti ka edhe mekanizma me shtete si me Turqinë. Më parë ka pasur marrëveshje në fushën ushtarake, ku shumë individë ushtarake mund të dërgoheshin brenda një kohe të caktuar. Shteti ka përveç mekanizmave, qoftë për para, sa e vështirë do të ishte të trajtoheshin 10 ose 20, 100 mjekë. Me shumën që mendohet janë absolutisht asnjë për shtetin shqiptar për të kuruar.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Tea Islamaj.