Ju flet Moska: Skënderbeu ishte antiserb, antigrek dhe antibullgar
Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili një ditë më parë kishte përvjetorin e vdekjes, ishte në fokus të analizës së emisionnit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Dje ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut. Për Skënderbeun ëhstë folur shumë, kanë folur edhe kombet përreth nesh. Janë munduar ta përvetësojnë Skënderbeun serbët, grekët, bullgarët por një gjë është domethënëse, e çuditshme sepse këta kanë folur për Skënderbeun vetëm në shekullin XX, nuk kanë folur më parë. Skënderbeu ka qenë antiosman por dhe antiserb, antigrek dhe antibullgar. Pikësëpari ka qenë antiserb sepse bëri luftë me serbët. Serbia në kohën e Skënderbeut ishte vasale e Perandorisë Osmane. Është e vërtetuar dhe nga vetë historia serbe. Që Skëndërbeu ka qenë antigrek e pranojnë dhe vetë historianët bizantinë. Skënderbeu ishte shqiptar katolik që u vu në krye të një populli shqiptar katolik. Luftoi kundër osmanëve që kishin deklaruar luftën e shenjtë islame për pushtimin e Europës dhe konvertimin e popullësive të krishtera në myslimane. Skëndërbeu për vetë faktin që bëri qëndresë antiosmane, e cila në shekullin e XV do të thotë të ishe antiserb, antigrek dhe antibullgar.
Për analizën e plotë të emisionit shikoni videon.