Aksident në Tiranë, makina ku udhëtonin edhe dy të mitur përplaset me një tjetër, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2021, 19:55
Tre personave mbetën të plagosur në një aksident rrugor në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, ku janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.