Haxhiu tregon në PolitikOn se cilat janë kriteret që e bëjnë një lëvizje të suksesshme

I ftuar në PolitiKon nga Alfred Lela në RTV Ora, Sokol Haxhiu, drejtues i WFD në Shqipëri shpjegoi se cilat janë ato kritere që e bëjnë një lëvizje të suksesshme.

Haxhiu: Kur kam studiuar lëvizjes dhe kam dalë në kriterin se si janë bërë të suksesshëm e rëndësishme është objektivi. E rëndësishme është që të definohen edhe aleatët. Nuk mund të jetë e vetme në një shkretëtirë.

Duhet të shohë institucionet e rëndësishme që do t'i atakojë. Po ashtu duhet të njihet edhe terreni. Shumicën e rasteve fitohet pikë jo më shumë duke goditur, por duke propozuar. E vërteta është që shumë thonë se kanë problem, por çfarë do të bësh për këto probleme. Dhe e fundit është që të ketë gati një plan se çfarë do të bëjë nëse vjen në pushtet.

https://youtu.be/srFCGY1Hpz4