Po rregullonte depozitën, bie nga lartësia 54-vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 20:07
Aksident pranë shkollës "Kushtrimi i Lirisë", në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 54-vjeçare me inicialet M.XH, ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke rregulluar depozitën e ujit.
E aksidentuara është transportuar drejt spitalit ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.