Aksident në aksin Balldre-Lezhë, makinat bëhen copë, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2021, 17:51
Drejtuesi i një mjeti mbeti i plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Balldre-Lezhë.
Dy makina, një "Pezho" dhe një "Benz" u përplasën me njëra-tjetrën.
Goditja ka qenë mjaft e fortë, çka e dëshmon dhe dëmtimi i mjeteve.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Policia në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.