Vaksina anti-Covid, Basha: E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE për dështimet e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilëson të turpshëm sulmin që kreu i qeverisë Edi Rama u bën vendeve anëtare të BE lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Në një postim në facebook, Basha thotë se nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike.

Basha: E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.

Për kritikat e Edi Rama ndaj Bashkimit Europian, kanëreaguar edhe përfaqësitë ndërkombëtare në vendin tonë.

Pas kreut të delegacionit të BE, Luigi Soreca, ka reaguar sot edhe ambasada franceze në Tirana me anë të një note proteste ndaj Ramës.

Me anë të një letre drejtuar Ministrisë së Jashtme, kryeministrisë dhe institucineve të tjera shqiptare e ndërkombëtare, ambasada franceze i cilëson të papërshtatshme dhe fake neës deklarata e kreut të qeverisë shqiptare ndaj shtetit francez.

"Kryeministri Edi Rama ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasada konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat” shkruhet në letrën që mban datën 15 janar 2021.

Në vijim të letrës së saj, Ambasada e sqaron qeverinë shqiptare se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në sektorë të ndryshëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi qartë vendet e BE për egoizëm dhe cinizëm. Lidhur me pandeminë, KE njoftoi me 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 mld dozash nuk ishte vetëm për BE, por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perendimor me 70 mln euro nga programi IPA.”

Kryeministri Rama, në deklaratat publike është shprehur se BE e braktisi Shqipërinë  duke mos i ndarë vaksinat e siguruara me vendet e Ballkanit Perendimor.

Madje, për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se rruga e vetme për Shqipërinë të siguronte vaksinën anti-Covid ishte të takonte drejtpërdrejtë CEO-n e PFIZER.