Pampuri në Ora News: Vaksinimi nisi për të harruar skandalin e darkës luksoze në Dubai, Edi Rama...
Teksa po fliste për vaksinimin në studion e Ora News, ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, nuk e kurseu një koment edhe për darkën luksoze të funksionarëve të lartë shqiptarë në Dubai.
Sipas saj, nisja e fushatës së vaksinimit u bë për të hequr vëmendjen nga skandali, pasi video e zyrtarëve shtetërorë te "Nustreti" u bë virale.
Pampuri: Vaksinimi atë ditë nisi për të harruar një skandal tjetër, për të harruar atë skandal që lidhet me darkën luksoze në Dubai. Darka është skandal, sigurisht anëtarë të kabinetit nuk munden, në një kohë që një numër i lartë qytetarësh jetojnë në një varfëri ekstreme. Kemi një rritje të kostos të jetesës. Kemi një numër të lartë të rinjsh që largohen dhe duan të largohen nga Shqipëria. Në një periudhë kur ti e ke detyrim të punosh për vendin tënd dhe të kesh mundësi që të përmirësosh situatën për vendin tënd, ti ke kohë të shpenzosh në lokalin më të shtrenjtë në botë në Dubai. Aty bëhet fjalë për portin e Durrësit dhe aty vetëm kryetari i bashkisë së Durrësit nuk ishte. Janë një sërë skandalesh që Edi Rama kërkon t'i mbulojë në mënyra të ndryshme dhe këtë herë zgjodhi vaksinën. Kur unë mendoj se numri i vaksinave duhet të ishte më i lartë.