Zjarr në një banesë në Durrës, fqinjët panë tymin dhe njoftuan zjarrfikësen

Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 15 janar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka vënë në kontroll zjarrin.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar,  vetëm dëme materiale, pasi në momentin kur ka rënë zjarri nuk ndodhej askush në banesë.

Kanë qenë banorët e tjerë të pallatit që kanë parë tymin dhe kanë njoftuar policinë.