Ju flet Moska: "Varri" politik i "Mjaftit"në Dubai edhe "varri" i lali Erit
Darka e famshme në Dubai dhe protagonistët e saj ishin në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Jemi në 2021, mbushen 18 vjet që kur u krijuar dhe u shpall me bujë të madhe me 15 mars të vitit 2003 ajo që u quajt lëvizja Mjaft, një organizatë rinore me disa të shkolluar jashtë vendit apo që kështu mëtonin sepse shumica e tyre nuk paraqitën diploma. Gjithësesi ishin disa të rinj që thanë se do të sillnin një frymë të re në shoqërinë shqiptare, do të luftonin dhe denonconin skandalet politike dhe padrejtësinë shoqërore. Ky ishte qëllimi i tyre i shpallur, slogani dhe parrulla e tyre. E mbani mend atë pëllëmbën e kuqe të dorës që u bë simbol i kësaj lëvizje. Kryetari i lëvizjes ka qenë Erion Veliaj, në krah të tij kanë qenë Endri Fuga, Arbian Mazniku, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka, të cilët pas ardhjes në pushtet të PS në 2013 të gjithë morën poste, u bënë deputetë , ministra. Në këtë darkën e famshme në Dubai në restorantin "Nusret" ishin të pranishëm dy nga ish-drejtuesit e lëvizjes Mjaft, Arbian Mazniku dhe Endri Fuga. Mazniku sot është krahu i djathtë i Erion velaijt në bashkinë e Tiranës si nënkryetar i saj, ndërsa Endri Fuga është krahu i djathtë i Edi Ramës si drejtor i komunikimit në Kryeministri, shef i propagandës së kryeministrit Rama. Në darkën e Dubait, në këtë restorant të miliarderëve, ndodhi ajo që për të cilën lëvizja Mjaft ishte krijuar që ta luftonte. Një shembull i orgjive politike të njerëzve të pushetshëm të cilët shkojnë për të dëfryer, për tu argëtuar në luks të madh. Thonë me shpenzimet e pritësve, por ata biznesmenë vendas në Dubai që u paguan shpenzimet kishin një arsye që e bënë këtë, do të merrnin favore në kontratat që po bëjnë në Shqipëri, për këtë arsye ishte në tryezë me këta dhe një biznesmen shqiptar. Në çdo vend të botës kjo do të kishte shkaktuar një skandal. Nuk ka kuptim logjika që kanë shkuar me shpenzimet e pritësit siç thotë Kryeministri.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.